Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, Huthët avancojnë në Jemen! Irani sulmon bazat amerikane në Bahrein

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, Huthët avancojnë në Jemen! Irani sulmon bazat amerikane në Bahrein

Forcat e mbështetura nga Arabia Saudite tërhiqen nga zona strategjike pranë Ngushticës së Bab el-Mandebit. Ndërkohë, Irani pretendon se ka goditur me dronë një bazë ushtarake amerikane në Bahrein, duke shtuar tensionet në rajon. Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re tensioni, teksa Irani dhe aleatët e tij kanë shtuar presionin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate të Gjirit Persik. Në Jemen, forcat e mbështetura nga Arabia Saudite, të cilat luftojnë në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, janë tërhequr nga zona pranë Ngushticës strategjike të Bab el-Mandebit, me synimin për të përforcuar mbrojtjen e Adenit, kryeqytetit të përkohshëm të vendit. Ndërkohë, Irani ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj Bahreinit, ku ndodhet edhe selia e Flotës së Pestë të...