Paralajmërimi i diplomatit britanik: Evropa duhet të flasë me Putinin para se të jetë tepër vonë! Rrezik lufte katastrofike
Evropa duhet të rivendosë kanalet e komunikimit me Rusinë, pa hequr dorë nga forcimi i kapaciteteve të saj ushtarake dhe mbështetja për Ukrainën. Ky është paralajmërimi i diplomatit britanik Sir Simon Gass, në një artikull të publikuar në gazetën “Financial Times”, me titull “Evropa duhet të flasë me Rusinë”. Sipas diplomatit, mungesa e komunikimit mes Perëndimit dhe Moskës, në një periudhë tensionesh të larta, rrit rrezikun e një konflikti shkatërrues, i cili mund të nisë jo domosdoshmërisht nga një sulm i qëllimshëm, por edhe nga keqkuptimet, llogaritjet e gabuara apo incidentet ushtarake. Për të argumentuar shqetësimin e tij, Gass rikthehet te viti 1983, kur bota iu afrua rrezikshëm një përplasjeje bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë, Moska interpretoi retorikën antikomuniste...
Burimi:
syri.net