Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore nacionale. Më e dendur mjegulla është paraqitur në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec. Probleme me dukshmërinë janë evidentuar gjithashtu në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, si dhe në pjesë të ndryshme të aksit Qafë Plloçë-Qukës dhe në majën e Qafë Thanës. Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Ndërkohë, në kushtet e uljes së dukshmërisë, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat në akset problematike për të monitoruar situatën dhe për të...