Moti i keq, 5 qarqe në rrezik! Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, Gjeoshkencat zbulojnë zonat më të rrezikuara!
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet të lartë gjatë pasdites së sotme, kryesisht në veri të vendit, ku në disa qarqe ekziston rreziku për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas parashikimit, qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë janë më të rrezikuara nga këto fenomene. Ndërkohë, në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit mund të ketë përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Sa i përket shpërndarjes së reshjeve gjatë pasdites së sotme, situata paraqitet si më poshtë: -Shkodër, Kukës dhe Lezhë: Rrezik për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. -Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan: Rrezik për përmbytje të lokalizuara në zonat urbane....
Burimi:
javanews.al