Vlorë/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte
Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar, i cili e transportonte me automjet. Policia bën me dije se arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, të finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë. Gjatë operacionit, në lagjen “Kushtrimi”, uniformat blu ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit, R. H., 23 vjeç, dhe A. Ç., 37 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit, 23-vjeçarit R. H., policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan: R. H., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja...
Burimi:
javanews.al