SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

SPAK dërgon në gjykatë procedimin penal ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit të vitit 2025, në ngarkim të 26 të pandehurve dhe 2 personave juridik.1. Belinda Balluku, ish Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ish Drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol” sh.a, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: -Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (nëntë herë),“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, (sipas ligjit 144/2013), “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave...