Pengmarrja në Bruksel zbulon organizatën shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës
Në Gjykatën Penale të Brukselit ka nisur procesi gjyqësor ndaj katër personave, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, me degëzime në Amerikën e Jugut. Hetimi nisi në nëntor të vitit 2024, kur policia u thirr për një rast pengmarrjeje në një garazh. Nga Chris Verhaeghe, VRT NEWS Natën mes të martës, 26 nëntor, dhe të mërkurës, 27 nëntor 2024, rruga Bergensesteenweg në Bruksel u bllokua për disa orë për shkak të një operacioni policor, pasi ishte marrë një njoftim për një pengmarrje në një garazh. Në vendngjarje, policia gjeti disa shtetas shqiptarë dhe një shtetas holandez, por të gjithë personat e përfshirë refuzuan të jepnin deklarata. Telefonat e tyre celularë u sekuestruan dhe iu nënshtruan ekzaminimit. Pas...
Burimi:
syri.net