VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

Një tjetër moment historik për eksplorimin hapësinor, por jo pa vështirësi. Raketa gjigante u nis me sukses nga baza Starbase në Teksas dhe arriti të përmbushë një nga objektivat kryesorë të misionit: vendosjen në orbitën e ulët të Tokës të 26 satelitëve të rinj Starlink. Megjithatë, një nga manovrat më të rëndësishme të fluturimit nuk u realizua. Rreth dy minuta e gjysmë pas nisjes, dy fazat e raketës u ndanë me sukses. Ndërsa anija Starship vijoi udhëtimin drejt orbitës, faza e parë, raketa shtytëse Super Heavy, nisi manovrat për t’u kthyer në bazën e nisjes. Por SpaceX anuloi përpjekjen për ta kapur atë me krahët mekanikë të kullës Mechazilla. Në vend të kësaj, Super Heavy u drejtua drejt një uljeje të kontrolluar në ujërat e...