SpaceX realizon manovrën historike, Starship kthehet nga orbita dhe kapet në ajër nga kulla!
Anija kozmike gjigante Starship e kompanisë SpaceX ka realizuar për herë të parë një manovër të rëndësishme, duke u kthyer me sukses nga orbita në vendin e nisjes në Teksasin Jugor, ku u kap nga dy krahë mekanikë të kullës së lëshimit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt synimit të kompanisë së Elon Musk për të ndërtuar raketa plotësisht të ripërdorshme. Prej rreth një dekade, SpaceX ka arritur të ulë me sukses raketat përforcuese të sistemit Falcon 9 dhe t’i përdorë ato në misione të tjera. Megjithatë, pjesa e sipërme e këtyre raketave, e cila transporton ngarkesën në hapësirë, hidhet pas çdo fluturimi. Starship është projektuar ndryshe: që nga fillimi, synimi ka qenë që të gjitha pjesët e saj të rikthehen në Tokë dhe...
Burimi:
javanews.al