Nga një mister 167-vjeçar te një zgjidhje me AI? Studiuesi i Anthropic pretendon se ka zgjidhur Hipotezën e Riemann

Nga një mister 167-vjeçar te një zgjidhje me AI? Studiuesi i Anthropic pretendon se ka zgjidhur Hipotezën e Riemann

Vetëm pak ditë pas hyrjes së bujshme të Anthropic në bursë, një studiues i kompanisë njoftoi se kishte përdorur Claude për të provuar Hipotezën e Riemann-it, e konsideruar nga shumëkush si problemi më i madh i pazgjidhur në matematikë. Megjithëse prova ende duhet të verifikohet, zhvillimi ka lënë shumë matematikanë të habitur dhe duke pyetur veten se cila është e ardhmja e fushës së tyre. “Nëse vërtetohet plotësisht saktësia e saj, atëherë pa dyshim kemi të bëjmë me një moment historik në matematikë”, deklaroi për revistën “Nature” James Maynard nga Universiteti i Oksfordit, fitues i Medaljes Fields, e njohur ndryshe si “Nobeli i Matematikës”. Njoftimi i bujshëm erdhi nga Levent Alpoge, matematikan turko-amerikan në Anthropic, i cili publikoi në faqen e tij personale një punim...