Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Një teori që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit ka rikthyer në vëmendje një parashikim të bërë më shumë se gjashtë dekada më parë, sipas të cilit data 13 nëntor 2026 do të shënonte një “pikë kritike” për njerëzimin. Historia lidhet me një studim të publikuar në vitin 1960 nga fizikani austriak Heinz von Foerster dhe dy kolegët e tij, të cilët ndërtuan një model matematikor për rritjen e popullsisë së botës. Duke analizuar të dhënat demografike të më shumë se dy mijë viteve, studiuesit arritën në përfundimin se rritja e popullsisë po ndiqte një trajektore aq të shpejtë sa, teorikisht, do të arrinte një pikë të pafundme më 13 nëntor 2026. Kjo datë u quajt nga autorët “pika kritike” ose...