E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më të njohura të rrjeteve sociale në Amsterdam, duke tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve dhe turistëve nga e gjithë bota. E veshur me një jelek të verdhë shpëtimi, ku shkruhet “Police”, macja që jeton në një shtëpi-varkë në kryeqytetin holandez është pagëzuar nga banorët e lagjes si “policja e lagjes”. Gjithçka nisi nga një masë sigurie e marrë nga pronarja e saj, Lydia Faber, e cila vendosi t’i blinte një jelek shpëtimi për ta mbrojtur nga rreziku i mbytjes. Më vonë, pasi i vendosi edhe një stemë me mbishkrimin “Police”, Nimis mori nofkën që do ta bënte të famshme. Popullariteti i saj nisi krejt rastësisht, pasi pronarja filloi të publikonte video të maceve...
Burimi:
javanews.al