Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Një byzylyk unik, i cili mban në qendër një safir të madh që dikur ishte pjesë e xhevahireve të kurorës perandorake ruse, është shitur për afro 5 milionë dollarë, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimet e tregut. Bizhuteria, e cila përmban safirin “Romanov” prej 197.80 karatësh në formë jastëku të vendosur në një byzylyk gjeometrik diamanti nga argjendari “Cartier”, u nxor në shitje të mërkurën nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” në Gjenevë të Zvicrës. Çmimi përfundimtar i shitjes arriti në 4.1 milionë franga zvicerane (rreth 4.9 milionë dollarë), një shifër shumë më e lartë se vlerësimi fillestar që varionte nga 850,000 deri në 1.7 milionë franga zvicerane. Përfaqësuesit e shtëpisë së ankandeve theksuan vlerën e rrallë të këtij guri të çmuar, duke nënvizuar se “ky safir historik...