Durrësi nën pushtetin e motit të keq, ja si paraqitet situata në port
Rajoni i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erë të fortë gjatë natës dhe ditës së sotme. Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, në qytet nuk janë shfaqur problematika, ndërsa lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari ka vijuar normalisht. Mëngjesin e së hënës në portin e Durrësit kanë mbërritur dy tragete nga Bari, ndërsa një natë më parë dy tragete të tjerë janë nisur drejt Italisë. Burime nga Kapiteneria e Portit bëjnë të ditur se forca e detit arrin në 5 ballë, me erë që fryn nga drejtimi veriperëndimor. Këto kushte atmosferike nuk lejojnë daljen në det të motopeshkatoreve për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit. Sipas parashikimeve, nga dita e nesërme pritet një ndryshim i drejtimit të erës, e cila do...
Burimi:
javanews.al