Çmenduri në Tiranë! Çmimet e garazheve kalojnë 100 mijë euro
Tregu i parkimit në Tiranë po njeh një shtrenjtim të fortë e të vazhdueshëm, ku garazhet në zonat më të kërkuara të kryeqytetit kanë kapërcyer shifrën e njëqind mijë eurove, ndërsa vështirësia për të gjetur një vend të lirë e ka kthyer parkimin në një nga sfidat më të kushtueshme urbane. Në një njoftim të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, një agjent i pasurive të paluajtshme e cilësonte si okazion shitjen e një garazhi në zonën e Bllokut për njëqind e dhjetë mijë euro, me argumentin se ofronte zgjidhje ndaj vështirësive të mëdha të parkimit në një lagje ku vendet e lira janë thuajse inekzistente dhe se prona mund të shfrytëzohej edhe për investim përmes dhënies me qira. Me një sipërfaqe prej pesëmbëdhjetë metrash...
Burimi:
javanews.al