Sulm i befasishëm në zemër të Mesdheut, goditet me dronë anija luftarake ruse pranë Italisë (VIDEO)
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka marrë një tjetër përmasë, duke u shtrirë edhe në Mesdhe, pas një sulmi me dronë detarë ndaj anijeve ruse në portin e Bengazit, në Libi. Sulmi duket se është zhvilluar në dy faza, mes mbrëmjes së së shtunës dhe mëngjesit të së dielës. Si pasojë, një korvetë e marinës ruse, e klasit Steregushchiy, e identifikuar si Merkury, është goditur dhe ka përfunduar në fund të detit, ndërsa një anije e dytë është sulmuar me dronë detarë në ujërat pranë portit. Pamjet e publikuara tregojnë një dron detar të mbushur me eksploziv, i cili godet drejtpërdrejt anijen luftarake ruse, të ankoruar në një mol të Bengazit. Në mbrëmjen e së dielës, në port vijonte ende një zjarr, ndërsa në fund...
Burimi:
javanews.al