Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas disa raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një anijeje luftarake ruse të klasit korvetë ka origjinën nga territori shqiptar. Përmes një deklarate zyrtare, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur apo vënë në dispozicion për organizimin ose realizimin e sulmit. Diplomacia shqiptare i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke nënvizuar se ato janë bërë pa u mbështetur në prova të verifikueshme. Në reagim, Ministria u bën thirrje autorëve të këtyre raportimeve që të korrigjojnë informacionin e publikuar dhe të tregojnë saktësi e përgjegjshmëri në trajtimin e çështjeve të një ndjeshmërie të tillë. Reagimi i...
Burimi:
javanews.al