Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë
Një sulm rus me dronë ndaj një pallati banimi në qytetin Dymer, në rajonin e Kievit, ka shkaktuar të paktën 11 viktima dhe gjashtë të plagosur. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave për personat që mund të kenë mbetur të bllokuar, ndërsa operacionet po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të rrezikut të sulmeve të tjera ruse. Sulmi ndodhi gjatë natës së 22 nëntorit, kur një dron rus goditi një pallat pesëkatësh në distriktin Vyshhorod. Goditja shkaktoi zjarr dhe shkatërroi një pjesë të ndërtesës, duke dëmtuar të gjitha katet. Mes të mbijetuarve janë një djalë shtatëvjeçar, dhe një grua 79-vjeçare.I mituri u nxor i gjallë nga rrënojat pas afro 14 orësh, ndërsa e moshuara kishte qëndruar e bllokuar për 22 orë përpara se...
Burimi:
javanews.al