Ndërpritet koncerti në Mançester, evakuohen mbi 12,000 persona pas lëshimit të një substance të panjohur
Koncerti i reperit amerikan Dan Toliver në arenën Co-op Live të Mançesterit në Angli është ndërprerë mbrëmjen e së dielës dhe mbi dymbëdhjetë mijë spektatorë janë evakuuar me urgjencë, pasi një substancë e panjohur u lëshua mes publikut duke dërguar një person në spital dhe duke detyruar ekipet mjekësore të kontrollojnë dhjetëra të pranishëm. Ngjarja u regjistrua drejt fundit të shfaqjes, duke shkaktuar shqetësim dhe panik në sallë, ndërsa sipas policisë së Greater Manchester alarmi u dha pak pas orës 22:00 pas njoftimeve se disa persona në turmë po shfaqnin shqetësime shëndetësore nga kontakti me këtë lëndë. Fillimisht autoritetet dyshuan se bëhej fjalë për gaz lotsjellës, por substanca nuk është identifikuar ende zyrtarisht, ndërkohë që Shërbimi i Ambulancës në veriperëndim të Anglisë bëri me dije...
Burimi:
javanews.al