Moment historik në Drenas: Zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit (VIDEO)
Bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Adem Jasharit KOSOVË- Ditën e djeshme janë zbuluar në Llapushnik të Drenasit bustet e tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe një akademi përkujtimore, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, historianë, artistë dhe përfaqësues të familjes Jashari. Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe përfaqësues të familjes Jashari. Vendosja e tri busteve të këtyre tri fugurave përbën një shenjë nderimi për kontributin dhe rëndësinë e tyre në historinë, identitetin dhe kujtesën kombëtare shqiptare. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, i cili për 25 vjet udhëhoqi qëndresën shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Gjergj Kastrioti...
Burimi:
zeri.ai