Zjarr gjatë mbrëmjes në Nartë të Vlorës, flakët përpijnë sipërfaqe toke

Zjarr gjatë mbrëmjes në Nartë të Vlorës, flakët përpijnë sipërfaqe toke

pamje nga zjarri VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Nartës, në Vlorë. Pas njoftimit për flakët, kanë ndërhyre forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes dhe të evidentohen dëmet e shkaktuara./ZËRI