Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë, dëmtime në rrugët rurale
Bashkitë e qarkut Shkodër janë përballur me problematika në furnizimin me energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta, ndërsa situata më e rënduar paraqitet në Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime në çatinë e një shkolle 9-vjeçare, në disa banesa dhe në rrugët rurale. Sipas informacionit të Prefekturës së Qarkut Shkodër, deri në orën 09:00 të datës 23 nëntor 2026, në bashkinë Shkodër erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve, për largimin e të cilave kanë ndërhyrë shërbimet bashkiake. Në Malësinë e Madhe nuk raportohen problematika të tjera përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike, ndërsa edhe në bashkinë Vau i Dejës reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar me ndërprerje të furnizimit me energji. Problematikat më të...
Burimi:
javanews.al