Nga rritja tek suksesi, Wizz Air arrin shifrën historike të 10,000 punonjësve në ekip

Nga rritja tek suksesi, Wizz Air arrin shifrën historike të 10,000 punonjësve në ekip

Wizz Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët në Europë, shënon një moment të rëndësishëm në historinë e saj, teksa numri i punonjësve ka tejkaluar shifrën 10,000. Ky zhvillim pasqyron rritjen e vazhdueshme të kompanisë, si dhe përmasat e ekipit ndërkombëtar që mbështet veprimtarinë e saj. 10,000 punonjësit e Wizz Air i përkasin mbi 100 kombësive të ndryshme dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në 50 vende, në Evropë dhe më gjerë, duke e renditur kompaninë ndër linjat ajrore me fuqinë punëtore më shumëkombëshe në sektorin europian të aviacionit. Nga kabinat e pilotimit dhe të pasagjerëve tek aeroportet, qendrat e kontrollit operacional, qendrat e trajnimit dhe zyrat administrative, ata bashkëpunojnë si një ekip i vetëm, të bashkuar nga angazhimi i përbashkët...