Buxhetimi me pjesëmarrje në Gracen, infrastruktura rrugore dhe arsimi në fokus të investimeve për vitin 2027

Buxhetimi me pjesëmarrje në Gracen, infrastruktura rrugore dhe arsimi në fokus të investimeve për vitin 2027

Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi në Njësinë Administrative Gracen, ku banorët shprehën shqetësimet dhe kërkesat e tyre, duke përcaktuar prioritetet për investimet e vitit 2027. Gjatë dëgjesës, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u ndal te ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore, asfaltimi i rrugës së Dopajt, nisja e segmentit të parë të rrugës Elbasan–Funar, si dhe përmirësimi i kushteve në institucionet arsimore dhe kanalet vaditëse. Lëvizja demografike drejt zonave pranë rrugës nacionale ka shtuar nevojën për investime në infrastrukturën rrugore dhe sistemet vaditëse, ndërsa përmirësimi i kushteve në shkolla, kopshte dhe çerdhe mbetet një tjetër prioritet për komunitetin e Gracenit. “Një nga prioritetet tona është rruga e Dopajt, për të cilën kemi parashikuar asfaltimin këtë vit. Shumë shpejt nis edhe pjesa e parë e rrugës së re...