Organizatat i drejtohen Ramës me letër: Kërkojnë ndalimin e plumbave të gomës në protesta dhe anulimin e gjobave

Organizatat i drejtohen Ramës me letër: Kërkojnë ndalimin e plumbave të gomës në protesta dhe anulimin e gjobave

Metodat që qeveria ”Rama 4” ka ndjekur për të përballuar protestat e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin prej disa ditësh jane kritikuar nga organizatat shqiptaro-amerikane. Me anë të një letre, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, 51 organizata kërkojnë ndalimin e forcës së ushtruar nga policia, pasi sipas tyre veprimet e uniformave blu cënojnë të drejtat civile. “Që prej 13 tetorit 2026, tensionet janë përshkallëzuar në përplasje, plagosje dhe dëmtim të pronës. Qeveria duhet të tregoj përmbajtje për të ulur tensionet jo të përdorë forcën joproporcionale, të kryej arrestime masive dhe të ushtroj dhunë. Pas dhunës, qeveria vendosi gjoba të rënda dhe miratoi ligje kufizuese. Këto veprime kanë cenuar të drejtat civile, kanë thelluar mosbesimin dhe kanë nxitur më tej trazirat”, thuhet në letër. Në letër organizatat...