Qëlluan me vezë makinën e Ramës, Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit

Këtë të martë Gjykata e Durrësit ka liruar Albi Demën dhe Edison Likajn, dy protestuesit e arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama, ndaj së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta të shtunën, në Maminas. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë dhe rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë. Dema, 37 vjeç, dhe Likaj, 28 vjeç, të njohur si aktivistë të grupit të “Flamingove”, u arrestuan pasi disa protestues i dolën përpara eskortës së kryeministrit në Maminas, teksa Rama po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Ata u proceduan për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës....