“Kapitali i errët”/ Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri të një 51-vjeçari në Tiranë! Lista me 20 prona të paluajtshme, 6 biznese dhe 8 makina

“Kapitali i errët”/ Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri të një 51-vjeçari në Tiranë! Lista me 20 prona të paluajtshme, 6 biznese dhe 8 makina

Pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro janë sekuestruar në Tiranë, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj 51-vjeçarit I. Sh., alias I. P., i dyshuar për përfshirje ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale. Operacioni i koduar “Dark Capital” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Tiranës. Në kuadër të hetimit janë sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme në emër të 51-vjeçarit, 6 prona në emër të bashkëshortes së tij, 6 subjekte tregtare, mes tyre biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik, si dhe 8 automjete. Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ndër vite është përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, shfrytëzimin e prostitucionit,...