Sukuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut të krijuar me paratë e drogës, shteti nuk e ka kontrolluar!
Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive mbi 29 pasuri të Ilir Shehut, i njohur edhe si Ilir Pasholli, i cili prej vitesh operon në tregun e farmaceutikës. Sipas hetimeve, pasuritë me vlerë miliarda lekë dyshohet se janë krijuar nga të ardhurat e trafikut ndërkombëtar të drogës, për të cilin Shehu është dënuar në Itali. Mes aseteve të bllokuara janë edhe kompanitë Medicamenta, Mega Store, Unipharma dhe Italialbania Pharma. Prokuroria ngre pikëpyetje edhe mbi mungesën e kontrollit institucional ndaj aktivitetit dhe pasurive të tij, pavarësisht precedentit penal dhe parashikimeve të ligjit antimafia. Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës, datë 17 Nëntor 2026 Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit...
Burimi:
syri.net