Hodhën vezë ndaj eskortës së Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit rrëzon Prokurorinë dhe liron 2 të arrestuarit! (VIDEO)

Hodhën vezë ndaj eskortës së Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit rrëzon Prokurorinë dhe liron 2 të arrestuarit! (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve, Albi Dema dhe Edison Likaj, të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Manzës. Gjykata ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy personave nën hetim dhe ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm. Dema dhe Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit. Vendimi i gjykatës vjen pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa pranë ambienteve të gjykatës kishin mbërritur edhe të afërm të dy protestuesve, të cilët prisnin vendimmarrjen.