Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit oficerit të Policisë së Shtetit, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Homazhet në nderim të tij janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kolegë dhe drejtues të Policisë së Shtetit kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe kanë kujtuar figurën e 41-vjeçarit. Ermal Lulaj mbante detyrën e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur dhe largohet nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe kolegët. Në homazhe mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,...