Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos shtyjë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur që procesi të vijojë pa praninë e tij. Sipas gazetares Anila Hoxha, vendimi u mor pasi trupi gjykues shqyrtoi pretendimet e Veliajt lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe kërkesën për shtyrjen e seancës, për shkak të mungesës së dokumentacionit mjekësor dhe nevojës për ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë diskutimeve, avokati Plarent Ndreca sqaroi se kërkesat e mëparshme për pjesëmarrje në aktivitete fizike ose përmes videokonferencës ishin bërë përpara situatës aktuale shëndetësore. Avokati Plarent Ndreca u shpreh: “Kërkesat kanë qenë për të marrë pjesë fizikisht ose me videokonferencë, para kësaj situate”. Pas shqyrtimit të pretendimeve, gjykata vlerësoi se ato nuk janë provuar dhe vendosi vijimin e procesit gjyqësor pa...