Video erotike brenda PS-së? Majko tërhiqet nga deklarata në Asamble: Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”

Video erotike brenda PS-së? Majko tërhiqet nga deklarata në Asamble: Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve për deklaratat e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke mohuar se ka folur për video erotike apo marrëdhënie intime mes kolegëve socialistë. Në një postim në rrjetet sociale, Majko sqaroi se shqetësimi i ngritur prej tij kishte të bënte me kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese të politikanëve me krimin e organizuar. Sipas tij, personat që kanë lidhje të tilla duhet të largohen nga politika. Majko theksoi se gjatë fjalës së tij në Asamble kishte përmendur vetëm informacionet publike për videot e sekuestruara nga SPAK, duke mohuar çdo referencë ndaj çështjeve erotike apo marrëdhënieve intime. Reagimi i Pandeli Majkos: “NDJESE E DETYRUAR”… Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të...