Mandati / Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot – Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkatëse

Mandati / Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot – Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkatëse

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhja e  Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi ka paraqitur qëndrimin e opozitës për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor. Ai kundërshtoi propozimet që i cilësoi si “copëza legjislacioni”, duke theksuar se opozita kërkon një paketë të plotë, me rregulla të qarta dhe sanksione konkrete për shkeljet gjatë zgjedhjeve. Bylykbashi tha se duhet të përcaktohet qartë se çfarë nuk duhet të bëjë shteti gjatë procesit zgjedhor dhe të vendoset përgjegjësi për çdo shkelje. Sipas tij, sanksionet duhet të jenë të qarta dhe të ndjeshme, duke nisur nga masat administrative e financiare deri te ato penale. “Propozimi ynë do të jetë edhe për sanksione penale të shkruara qartë, që prokuroria të mos ketë justifikim për paqartësi. Sot nuk ka...