Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog

Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor për të paralajmëruar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të theksojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet në draft-deklaratën të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumenti pritet të miratohet në përfundim të samitit që pritet të mbahet më 25 nëntor në Bruksel. “Mbështetja në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor [Plani i Rritjes] kushtëzohet me angazhimin konstruktiv të partnerëve, përparimin e matshëm dhe rezultatet...