Djali i Hashim Thaçit reagon pas aktgjykimit të dytë të Speciales ndaj babait të tij: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër!

Djali i Hashim Thaçit reagon pas aktgjykimit të dytë të Speciales ndaj babait të tij: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër!

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit nga viti 2023, në të cilin thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”. Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e dënoi sot Hashim Thaçin me një vit e pesë muaj burgim në rastin që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.