No Image Available

Rama mohon ‘kërcënimet’ ndaj Veliajt/ Ndreca: Duhej të kishe nisur hetimet…

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ky i fundit akuzoi Veliajn dhe avokatin e tij se po gënjejnë lidhur me pretendimet për kërcënime dhe presion për dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Pas paraqitjes në GJKKO, ku u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen e Veliajt, Ndreca deklaroi se kryeministri duhet të kërkojë hetimin e pretendimeve të klientit të tij dhe të mos mbajë qëndrim pa u verifikuar më parë faktet. Ai theksoi se institucionet duhet të zbardhin rrethanat e takimit ku pretendohet se Veliaj është kërcënuar, duke verifikuar se si është organizuar takimi, kush ka qenë i pranishëm dhe çfarë është diskutuar. Ndreca tha gjithashtu se kërkesa për ngritjen e...