28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

Lideri demokrat, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një protestë masive më 28 Nëntor, duke e cilësuar atë si një akt nderimi për flamurin kombëtar dhe sakrificën e të rënëve për Shqipërinë. Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së në selinë blu, Berisha u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve nga mbarë vendi të dalin në rrugë dhe sheshe për atë që e cilësoi si protestën më të fuqishme kundër regjimit të Edi Ramës. Sipas tij, 28 Nëntori duhet të shndërrohet në një ditë përkushtimi ndaj flamurit, lirisë dhe së ardhmes së Shqipërisë. Është një motiv i madh për qytetarët të derdhen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me datën 28 Nëntor. Nuk ka nder më të madh për flamurin kombëtar të këtij vendi se sa një...