Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të SPAK, lidhur me hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Këlliçi akuzon Prokurorinë e Posaçme se është tërhequr përballë kryeministrit Edi Rama dhe se ka bërë kompromis në çështjen Balluku, duke cenuar besimin e qytetarëve te drejtësia e re. Sipas Këlliçit, SPAK ka argumentuar se nuk ka paraqitur një kërkesë të dytë, pasi ajo do të rrëzohej sërish nga votat e mazhorancës në Kuvend. Deputeti demokrat e konsideron këtë arsyetim si një tërheqje të SPAK përballë vullnetit politik të kryeministrit Rama, ndërsa e cilëson rastin Balluku si një test të dështuar për SPAK-un. “Sa më shumë dilnin prova e pasuri të fshehura të Ballukut, aq më shumë ajo shijonte lirinë, ushtronte pushtet dhe këtë e...