Deklaratat në Asamble, Majko: Nuk fola për videot erotike të socialistëve, por për lidhjet me krimin

Deklaratat në Asamble, Majko: Nuk fola për videot erotike të socialistëve, por për lidhjet me krimin

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e tij në Asamblenë e PS. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Majko mohon të ketë folur për video erotike, por për “kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar”. Reagimi i plotë Majkos NDJESE E DETYRUAR”… Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë! Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar! në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika! në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të...