Debatet te Zgjedhorja/ Gjiknuri: Ta çojmë projektligjin për financimin e partive në Venecia! Bylykbashi: Ndalim dhe sanksionim, ja paketa jonë

Debatet te Zgjedhorja/ Gjiknuri: Ta çojmë projektligjin për financimin e partive në Venecia! Bylykbashi: Ndalim dhe sanksionim, ja paketa jonë

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka kërkuar përshpejtimin e punës për përmbylljen e reformës, duke theksuar se afati i mandatit të komisionit po përfundon dhe kanë mbetur më pak se dy javë kohë. Gjatë mbledhjes së sotme, Gjiknuri prezantoi tri çështjet kryesore për të cilat, sipas tij, është rënë dakord me opozitën dhe ku duhet të përqendrohet puna e ekspertëve dhe e komisionit parlamentar. Bëhet fjalë për shqyrtimin e propozimeve të Partisë Demokratike përmes drafteve ligjore, përfundimin e projektligjit për financimi e partive politike dhe dërgimin e tij për një opinion të dytë në Komisionin e Venecias, si dhe trajtimin e rekomandimeve të paadresuara, veçanërisht depolitizimin e administratës zgjedhore. “Ky është një rend dite i dakordësuar, pra që të...