“Përmirësohen standardet”- Modeli i ri i Prokurimeve të Përqendruara, Ibrahimaj: Bizneset do të njihen më herët me nevojat e shtetit!
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e pranishme në prezantimin e modelit të ri të Prokurimeve të Përqendruara, tha se synimi është të ndryshohet mënyra se si institucionet publike planifikojnë dhe realizojnë blerjet. Ibrahimaj theksoi se prokurimi publik nuk duhet parë thjesht si një procedurë administrative, por si një instrument ekonomik përmes të cilit shteti mund të ndikojë në funksionimin e tregut, të nxisë konkurrencën dhe të përmirësojë standardet. “Është e rëndësishme që ne ta shohim Prokurimin Publik si një instrument ekonomik, përmes të cilit shteti ndikon në mënyrën si funksionon tregu, nxitur konkurrencën, përmirëson standardet”, tha Ibrahimaj. Sipas ministres, modeli i ri synon të kalojë nga një sistem i fragmentuar, ku institucionet trajtojnë veçmas nevojat e tyre, në një sistem të integruar, ku Operatori i...
Burimi:
javanews.al