Drejt pagesave të shpejta, BSH miraton rregullat për sistemin e ri që do të përpunojë transfertat në kohë reale!

Drejt pagesave të shpejta, BSH miraton rregullat për sistemin e ri që do të përpunojë transfertat në kohë reale!

Një sistem i ri për pagesat e menjëhershme pritet të ndryshojë mënyrën se si kryhen transfertat bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë po përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të ri. Por çfarë do të thotë kjo në praktikë për qytetarin? Nëse sot i dërgoni para një personi apo një biznesi, koha e mbërritjes së transfertës mund të varet nga sistemi i përdorur, banka dhe orari i shërbimit. Me pagesat e menjëhershme, synimi është që paratë të transferohen dhe të shlyhen në kohë reale, pa pritur ditën apo orarin bankar. Sistemi do të funksionojë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit. Pra, një pagesë e bërë të dielën, në mbrëmje apo gjatë një dite pushimi, do të mund të përpunohet njësoj...