Eksportet në tetor: Fasoni vijon rënien! Bien edhe ndërtimi dhe metalet
Eksportet shqiptare të mallrave u rritën me vetëm 1,5% në tetor, pas zgjerimit me 14,8% në shtator. Rënia e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, si dhe tkurrja e mëtejshme e tekstileve dhe këpucëve, ngadalësuan rritjen. Ndërkohë, importet u rritën me 9,8%, duke e zgjeruar deficitin tregtar me 15,1%. Sipas INSTAT-it, eksportet e mallrave arritën në 31,6 miliardë lekë në tetor. Materialet e ndërtimit dhe metalet e ulën ritmin e rritjes me 2,7 pikë përqindjeje, ndërsa tekstilet dhe këpucët me 2,4 pikë. Kontributin më të madh pozitiv e dha grupi “Të tjera”, me 3,8 pikë përqindjeje, i ndjekur nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 1,4 pikë dhe makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit me 1 pikë. Për 10-mujorin, eksportet arritën në 310,5...
Burimi:
syri.net