Modeli i ri i prokurimeve publike, Rama: Gjithçka kalon nga ‘Diella’…së shpejti edhe ‘Gjoni’ (VIDEO)

Modeli i ri i prokurimeve publike, Rama: Gjithçka kalon nga ‘Diella’…së shpejti edhe ‘Gjoni’ (VIDEO)

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, të prezantuara fillimisht nga ministrja virtuale "Diella". Sipas Ramës, modeli i ri synon të rrisë transparencën, sigurinë dhe eficiencën në realizimin e prokurimeve publike, duke ulur kostot dhe burokracitë për institucionet dhe sipërmarrjen. Rama paralajmëroi një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik, ku rol kryesor do të ketë inteligjenca artificiale përmes ministres Diella. Kreu i qeverisë deklaroi se bizneset nuk do të detyrohen më të mbledhin dokumente fizike për të garuar në tendera, pasi i gjithë procesi do të kalojë në mënyrë digjitale përmes “Diellës”. “Asnjë biznes nuk do detyrohet më të mbledhë letra lart e poshtë për të patur mundësinë të dorëzojë një ofertë për...