“Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt, procesi vijon pa praninë e tij
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos shtyjë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke refuzuar kështu kërkesën e tij. Gjykata ka vendosur vijimin e procesit pa praninë e kryebashkiakut. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së Veliajt, i cili kërkoi shtyrjen e seancës pasi nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore. Në letrën drejtuar gjykatës, Veliaj pretendon se nuk i është siguruar dokumentacioni që ka kërkuar prej 10 ditësh. Trupi gjykues vlerësoi se pretendimi i të pandehurit për gjendjen shëndetësore mbetet i paprovuar dhe vendosi vijimin e seancës. “Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon...
Burimi:
zeri.ai