Homazhet në nder të shefit të krimeve në Vlorë, Hita: Keqardhje, fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm
Skënder Hita FIER-Homazhe dhe nderime janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për efektivin Ermal Lulaj, shefin e Krimeve në Vlorë, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Pjesë e homazheve ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili deklaroi se humbja e efektivit është një ditë të dhimbshme për familjen, kolegët dhe gjithë strukturat e Policisë së Shtetit. Hita shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët, duke theksuar se tre fëmijët e Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit. "Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë, një koleg shumë...
Burimi:
zeri.ai