I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut (Pasholli), farmaci e makina…

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut (Pasholli), farmaci e makina…

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Ilir Shehu alias Ilir Pasholli, i dënuar në Itali për trafik droge dhe aktualisht në hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se rezulton se shtetasi Ilir Shehu ishte identifikuar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të dyshuar kontrabande të produkteve farmaceutike nga Italia drejt Shqipërisë. Prokuroria ka zbardhur skemën,  e cila nis që me blerjen e barnave në Itali me fatura zyrtare me 10 artikujt në listë. Pasi kalonte doganën italiane, në Shqipëri ndodhte manipulimi pasi shkurtohej lista e artikujve duke bërë që disa prej tyre të futen në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt.  Në listën e kompanive të sekuestruara janë...