No Image Available

Përvetësoi përmes mashtrimit Fabrikën e Miellit në Vlorë? Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

foto ilustruese VLORË-Prokuroria e Vlorës nisur hetimet dhe ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro të një shtetasi me inicialet G.V. Ky i fundit sipas njoftimit zyrtar, dyshohet për përvetësimin e Fabrikës së Miellit nr. 1 në Vlorë përmes mashtrimi. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka regjistruar në emrin e tij pasurinë që i përkiste shoqërisë tregtare, duke cenuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë, si dhe ka vijuar më pas me tjetërsimin e një pjese të saj te persona të tretë. NJOFTIMI: Dyshime për përvetësimin nëpërmjet mashtrimit të Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5. milionë euro pasuri të shtetasit G.V. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u sekuestruan prona me vlerë...