Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka për mediat: Mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të shumta

Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka për mediat: Mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të shumta

Nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe e investimeve mes dy vendeve në energji, infrastrukturë dhe logjistikë ishin temat qendrore të Forumit të Biznesit Shqipëri-Japoni, që u mbajt në Tiranë. Forumi u organizua nga JETRO, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe AIDA, me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri dhe me angazhimin e plotë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, AJCCI. Në forum mori pjesë edhe presidenti i Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme, JETRO, z. Susumu Kataoka. Aktivitetin e përshëndetën ambasadorja japoneze në Tiranë, znj. Kikuto Kato, dhe ambasadori shqiptar në Japoni, z. Ermal Muça dhe zyrtarë të lartë të institucioneve shqiptare. Presidenti i JETRO-s, i cili kishte ardhur në Tiranë i shoqëruar nga 17 biznesmenë japonezë për të shqyrtuar nga afër mundësitë e...