Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Qyteti i Lezhës është përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne nga reshje intensive shiu të shoqëruara me erëra të forta, të cilat shkaktuan grumbullim të përkohshëm të ujit në disa prej akseve kryesore rrugore. Problematikat më të dukshme u evidentuan pranë çerdhes së qytetit dhe përgjatë rrugës së Shëngjinit. Ndryshe nga situatat e regjistruara në të kaluarën gjatë motit të keq, zona e bllokut “11 Janari” dhe bulevardi “Gjergj Fishta” nuk patën probleme me përmbytjet. Menjëherë pas pushimit të rrebeshit, i cili zgjati vetëm pak minuta, uji u tërhoq me shpejtësi përmes rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha, ku së fundmi janë kryer investime dhe ndërhyrje infrastrukturore. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve në të gjithë qytetin i është rikthyer normalitetit.